75 Mall Live Search
23:11 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Nesër nxehtë por në fundjavë ndryshon ‘hesapi’

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

Nga dita e diele e tutje, parashihen kushte tjera meteorologjike, rënie të temperaturave dhe reshje shiu.