75 Mall Live Search
14:09 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Nesër ora 14:00 mblidhet Kryesia për seancën e mocionit ndaj Qeverisë

Burime të sigurta të Indeksonline bëjnë të ditur se kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka vendosur që të martën ora 14:00 ta mbajë mbledhjen e Kryesisë për ta thirrur seancën për mocionin ndaj Qeverisë sipas kërkesës së LDK-së.

Pro këtij mocioni tashmë janë deklaruar të gjitha partitë politike shqiptare dhe deputetët minoritarë jo serbë, përveç Vetëvendosjes dhe Listës Serbe e cila nuk ka ende qëndrim.