75 Mall Live Search
13:15 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / k.v

Nesër përballen Sigal Prishtina-Lovçen

Sigal Prishtina nesër pasdite do të përballet me KK Lovçen, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Ligës Ballkanike, sfidë të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Klubi më i madh në vendin tonë, sërish do të luajë në Ligën Ballkanike, ligë të cilën prishtinasit e kishin fituar pak vite më parë.

Sigal Prishtina, e cila synon t’i shkojë deri në fund të kësaj gare, në duel me Lovçen hyn me ambicie për fitore në mënyrë që të bëjë hapin e parë në këtë gare joshëse.

Dueli mes Sigal Prishtinës dhe Lovçen luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndeshje që pritet të krijojë një atmosferë të zjarrtë nga tifozët prishtinas “Plisat”.

Sfida mes Sigal Prishtinës  dhe Lovçen fillon në orën 17:30.