75 Mall Live Search
10:45 / E Premte, 20 Qershor 2025 / Z S

Nesër përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Ditën e nesëme për herë të 35-të me radhë deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Në vazhdimet e seancës që nuk kanë zgjatur më shumë se 2-3 minuta, nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Ndërkohë çdo përfundim të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.

Opozita po kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të ndryshojë kandidatin mirëpo kjo nuk po pranohet nga VV-ja.

Seanca nis nga ora 10:30./Indeksonline/