Nesër përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha marrin pjesë në ceremoni
Të enjten do të përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë.
Sipas njoftimit në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.
Më tutje bëhet e ditur se prerja e shiritit do të realizohet në fshatin Gojbulë, te hyrja e zgjerimit të rrugës nga Vushtrria në drejtim të Prishtinës.
Pas ceremonisë së prerjes së shiritit, para mediave do të prononcohen
Ceremonia e përurimit do të bëhet në ora 10:00./Indeksonline/

