Nesër përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu

Nën patronatin e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, nesër do të përurohet shtatorja e heroit kombëtar, Asllan Fazliu.
Ceremonia e përurimit mbahet me fillim nga ora 11:00, në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”.
“Me këtë shtatore, kthehet nderimi në monument, dhe kujtimi në përjetësi.
Shtatorja e tij nuk është vetëm bronz – është ndërgjegje kombëtare, është betim që nuk harrojmë!” thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.
Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë familjarë, miq, bashkëluftetarë të Asllanit dhe shumë figura të tjera të rëndësishme.