75 Mall Live Search
23:38 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nesër premiera e shfaqjes ‘Graviteti’ në teatrin ‘Oda’

Me rastin e 16 vjetorit të themelimit të Teatrit ODA, këtë të premte në orën 20:00 do të jepet premiera e shfaqjes ‘Graviteti’.

Skenarin e kësaj drame e ka shkruar Lirak Çelaj ndërsa regjia nga Florent Mehmeti, shkruan Indeksonline

“Graviteti”, është një shfaqje teatrore e përbërë prej skenave – kronikë të bazuara në personazhe reale, ngjarje e fenomene nga e kaluara dhe e sotmja, që të përbashkët kanë lidhjen, shpeshherë edhe të pashpjegueshme, me atdheun. Graviteti – është forca që tërheq në mënyrat më të ndryshme personazhet e këtyre kronikave. Tablo e ngjarje fiktive të “muzeut gravitacional” nisin prej Skënderbeut, Arbëreshëve, emigrantëve të parë të Shqipërisë e deri te personazhet e ditëve të sotme të mërguar apo të kthyer.

“Graviteti” ofron një eksperiencë artistike të eksplorimit të lidhjes së veçantë të shqiptarëve me atdheun, prej këndvështrimeve dhe situatave nga më të ndryshmet, ku fuqia e gravitetit arrin deri edhe në aktet më sublime njerëzore.

Luajnë:

Daniela Markaj

Flamur Ahmeti

Kaltrinë Zeneli

Leonit Maloku