75 Mall Live Search
19:18 / E Enjte, 27 Janar 2022 / MSH

Nesër prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore

Nesër, me fillim nga ora 10:00, Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë konferencë, në kuadër të të siclës do të prezantohet ekipi olimpik i shtetit.

Ky ekip do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahën në Pekin, raporton Indeksonline.

Më vonë, ekipi olimpik do të pritet në Presidencë, nga ku do të marrin edhe flamurin e Kosovës, të cilin do t’ua dorëzojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ndërkohë, ekipi olimpik, pritet të udhëtojë drejt Pekinit diën e shtunë.

Lojërat Olimpike Dimërore do të fillojnë më 4 shkurt dhe do të zgjasin deri më 20 shkurt.