Nesër prezantohet Luis Enrique, bashkë me të edhe gjashtë blerje të reja

Luis Enrique do të prezantohet nesër, më 5 korrik, si trajneri i ri i PSG-së. Fillimisht do të zyrtarizohet shkarkimi i Galtier, dhe më pas nënshkrimi me trajnerin spanjoll.
Ceremonia e prezantimit spanjoll është planifikuar nesër në orën 14:00.
Luis Enrique ka kohë që po punon për përgatitjen e skuadrës së tij së bashku me Luis Campos dhe Nasser al Khelaifi. Ai është në dijeni të të gjitha bisedave që po zhvillohen për rastin Mbappe, por edhe për blerjet e reja të skuadrës.
PSG do të fillojë pas ardhjes së Luis Enrique të zyrtarizojë nënshkrimet që tashmë ka bërë realitet. Skriniar, Ugarte, Kang in Lee, Asensio e Ndour do të jenë futbollistë të ri të PSG-së./Indeksonline/
