75 Mall Live Search
16:34 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Nesër pritet shtyrja e Europianit, por UEFA nuk pranon t’i preket Champions-i dhe Europa League

Ditën e nesërme, UEFA dhe të të gjitha federatat dhe ligat e futbollit të kontinentit të vjetër pritet të mblidhen në një takim urgjent e tyre për të biseduar mbi situatën dhe për t’I dhënë një zgjidhje definitive kampionateve aktuale të ndërprera dhe të ristrukturojnë kalendarët për sezonin e ardhshëm. 

Tema kryesore dhe kërkesa më e rëndësishme do të jetë ajo e ndërprerja e Europianit të kësaj vere, për të urdhëruar shtyrjen e tij për verën e vitit 2021, pasi mundësia për ta zhvilluar në nëntor të këtij viti nuk duket se entuziazmon askënd.

Italia, por edhe Gjermania, kërkojnë mbi të gjitha që të dërgojnë deri në fund sezonin aktual, qoftë edhe me dyer të mbyllura, me ndeshjet e mbetura që do të luheshin nga muaji maj e deri më 30 qershor, qoftë edhe me dyer të mbyllura, për të shpëtuar kontratat me sponsorët, por sidomos ato me të drejtat televizive, që mbajnë peshën kryesorë të fitimeve vjetore.

uefa-euro-2020_19q2ju194kvfc1xc4mm3myjdrv

UEFA përflitet se do të jetë dakord që të shtyjë Europianin, në akord edhe me FIFA-n sigurisht (duke qenë se për verën tjetër ka qenë në program Kupa e Konfederetave, për të testuar stadiumet e Katarit), por me një kusht: Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës nuk duhet të preken. Dy kompeticionet e mëdha të UEFA-s duhet të zhvillohen të plota, duke anuluar kategorikisht idenë që 1/8-at e në vazhdim të luhen me finale teke, por të ruhen formati i takimeve vajtje-ardhje (edhe këtu mbi UEFA-n ndikojnë kontratat për të drejtat televizive dhe sponsorët).

Prandaj, nëse palët do të bien sot dakord, përfundimi do të jetë me UEFA-n që do të kënaqë federatat, për mbylljen e sezonit normal, por ndërkohë klubet duhet të pranojnë mbylljen normale të Ligës së Kampioneve dhe asaj të Ligës së Europës. Sepse për presidentin e qeverisë kontinentale të futbollit, ky sport dhe sigurisht kontratat e tij multimiliardere duhet të shkojnë përtej frikës së Koronavirusit.