Nesër pritet të lëshohet ngrohtorja e “Termokos”

Skender Bucolli, zëdhënës në KEK, ka bërë të ditur se nesër njësia B1 pritet të kthehet në prodhim kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore.
Ai tha se gjendja momentale e prodhimit nga njësite gjeneruese në KEK është stabile, shkruan IndeksOnline.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se aktualisht në TC-Kosova A kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) qe prodhojn rreth 390 MË/h. Ndersa ne Kosoven B, deri në mesnate sot ishte ne pune njësia B1.
Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te nje rrjedhje ne kaldajën e njesinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet per intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore”, tha ai.
Ndryshe, “Termokos” në mëngjesin e së mërkures ka ndërprerë furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.
Në njoftimin e tyre thuhej se kjo ndodhur për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.
Aktualisht me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së./IndeksOnline/