Nesër protestë para Rektoratit, kërkohet përjashtimi i Kastratit nga UP

Për shkak të gjuhës skandaloze të deputetit të PDK-së, njëherësh profesorit të UP-së, Ardian Kastratit, nesër do të mbahen protesta para Rektoratit, shkruan Indeksonline.
Përmes atyre protestave do të kërkohet përjashtimi i Kastratit nga Universiteti i Prishtinës.
Njoftimi i plotë:
Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor. Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit.
#papaArdian
#seksistatJashteUP-se