Nesër protestohet para Komunës së Klinës, kundër ndërtimit të Fabrikës së Çimentos

Sot me datën 09/05/2022 në fshatin Gremnik është mbajtur takim me qytetarët e Komunës së Klinës, ku u vendos që nesër me datën 10/05/2022 të mbahet protestë para Komunës së Klinës.
Moto e protestës është të respektohet e drejta kushtetuese për vëndimmarrje që na garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të respektohet komisioni hetimor i caktuar nga K.K Klinë për hetimin e procedurave rreth lëshimit të lejeve për Fabrikën e Çimentos, në këtë afat operatori ekonomik mos të zhvilloj aktivitet sikur me datën 09/05/2022 sepse banorët do të reagojnë me protesta më radikale.
“Presim nga komuna e Klinës që të leshoi një dokument i cili ia pamundëson Operatorit Ekonomik nisjen e punës.
Këshill Organizativ thërret banorët e Komunës së Klinës që të bashkangjiten në protestë në orën 08:00 para ndërtesës se komunes së Klinës”, thuhet në njoftim.