75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 20 Nëntor 2023 / S Z

Nesër protestojnë punëtorët teknikë të QMF-së dhe të disa shkollave në Prishtinë, kërkojnë rritje të pagave

Me kërkesën për rritje të pagave, nesër duke filluar nga ora 10:00  punëtorët Teknik të QMF-së dhe shkollave në Prishtinë do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit privat.

“Ju njoftojmë se nesër më datën 21.11.2023, duke filluar nga ora 10:00 gjer në ora 11, punëtorët teknikë të QMF- Prishtinë dhe të disa shkollave të Prishtinës do të protestojnë për një orë rresht para komunës së Prishtinës, arsyeja- rritja e pagave”, thuhet në komunikatën për media nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit.