75 Mall Live Search
09:58 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Publikohet nesër “Don’t Start Now” nga Dua Lipa, ky është orari i promovimit

Dua Lipa ka disa ditë që ka paralajmëruar promovimin e këngës së re “Don’t start now” që pritet të bëhet nesër me 1 nëntor, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja shqiptare, e cila po bën bujë të madhe nëpër botë, po vazhdon të jetë tejet e kërkuar në skenën muzikore.

Talenti dhe këngët e saj po vlerësohen shumë, duke u rënditur shumë herë në majë të top listave botërore, si edhe duke u dhënë çmime të veçanta për të.

Ajo së fundmi ka publikuar listën e vendeve nëpër botë, me orarin që pritet të promovohet kënga e re.

Bie në sy se në Kosovë, Prishtinë, kënga promovohet në orën 12:00. /Indeksonline/