21:35 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / AR

Nesër publikohet “Pina Whiskey” nga Ardian Bujupi

Këngëtari i famshëm shqiptar Ardian Bujupi, ka gati projektin e ri muzikor.

“Pina Whiskey”, titullohet kënga të cilën e ka shoqëruar me videoklip, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Instagram, ai dha lajmin e shumëpritur për fansat e tij.

Ardiani tregoi që ky super projekt do të publikohet nesër pas mesnate.

“Neser ora 23:59 pina whiskey 🥃🥤”, shkroi ai krahas imazheve atraktive./Indeksonline/