75 Mall Live Search
20:27 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nesër publikon këngën e re, Butrint Imeri ka edhe dy befasi tjera për adhuruesit

Butrint Imeri ka bërë të ditur që kënga e tij e re “Si përpara” publikohet nesër.

Ndryshe nga herët e tjera, Butrinti kësaj radhe do ta shohim me një stil tjetër, pasi pak ditë më parë është bërë biond.

Por, Butrinti përveç kësaj ka paralajmëruar edhe dy befasi tjera për adhuruesit, duke njoftuar se ka gati edhe dy këngë tjera që sipas tij do të jenë super hite.

“Nesër e qelim verën zyrtarisht me një super bomb me “positive vibes”. Masnej edhe me 2 super bomba tjeter!”, ka shkruar këngëtari.

Ndërsa, në InstaStory ka ndarë disa sekuenca nga kënga e re “Si përpara”./Indeksonline/