75 Mall Live Search
20:54 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nesër raporton Hoti para deputetëve, Kuvendi do të vazhdojë seancën edhe të hënën

Seanca e Kuvendit ka mbyllur punimet për të vazhduar të hënën me pikat e mbetura, ndërsa nesër vazhdon seanca në të cilën kryeministri Hoti pritet të raportojë për 100 ditëshin e qeverisjes.

Në seancën e sotme ishin në rend dite projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, dhe ai për rimëkëmbje ekonomike, por që asnjëri nuk mori votat e duhura.

Ndërsa deputetët me shumicë votash votuan marrëveshjen e IPA-së.

Po ashtu u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.