Rivarrosen nesër eshtrat e Vegim Qerkezit, u identifikua pak ditë më parë- ishte rrëmbyer nga serbët

Pak ditë më parë është identifikuar Vegim Kasim Qerkezi nga Gjakova, i rrëmbyer nga forcat serbe gjatë muajit mars të vitit 1999.
Në nderim të tij, Komuna e Gjakovës bashkë me Komisionin qeveritar për persona të pagjetur organizojnë ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të martirit Vegim Kasim Qerkezi.
Ceremonia mbahet nesër, e premte me fillim prej orës 13:00 dhe zhvillohet sipas kësaj agjende:
Homazhe në Varrezat e Martirëve në Çabrat të Gjakovës
Akademi për Vegim Kasim Qerkezin, e cila po ashtu mbahet në Çabrat dhe ceremonia e rivarrimit eshtrave të martirit.