22:30 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nesër Samsung demonstron telefonin me ekran që paloset

E kishte paralajmëruar disa muaj më parë vetë CEO i Samsung Mobile DJ Koh dhe sot një tjetër ekzekutiv i kompanisë tha se detajet e para të telefonit me ekran që paloset do të bëhen publike në konferencën e zhvilluesve të Samsung ditën e nesërme.

Lee Kyeong tha se kompania do të zbulojë ndërfaqen e re të telefonit, mënyrën e funksionimit, sesi do të përmirësojë eksperiencën me disa detyra përnjëherë dhe sesi përdoret si një telefon kur është i palosur dhe si tablet kur është i hapur.

Sipas Reuters, kompania mund të publikojë fotot e para të telefonit gjatë konferencës edhe nëse vetë nuk prezantohet.

Krahas Samsung, edhe LG ka premtuar një telefon me palosje i cili do të debutojë në CES në Janar.

Temat: