75 Mall Live Search
16:21 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / mp

Nesër seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Të enjten do të mbahet seanca e Kuvendit. Kuvendi i Kosovës njofton se gjatë seancës së të enjtes, e cila do të filloi në orën 10:00 në rend dite do të jenë shtatë pika.

Rendi i ditës

1.  Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme, 
2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.  Pyetjet parlamentare,
4.  Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, 
5.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, 
6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
7.  Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.