75 Mall Live Search
18:01 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nesër seanca e parë ndaj dy aktivistëve të PSD-së dhe atij të VV-së

Partia Socialdemokrate përmes një njoftimi për media ka njoftuar se nesër, me datën 12 shkurt (e mërkurë), duke filluar nga ora 10:00, mbahet seanca e parë e dy aktivistëve të PSD-së, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, dhe aktivistit të Vetevendosjes, Çlirim Gërbeshi, që akuzohen për veprën “Përgatitje e veprës terroriste”.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tre të aktivistëve më datë 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa, kandidati që ishte për deputet nga PSD, njëherit vëllai i kryetarit të Kamenicës, kishte thënë përmes një postimi në Facebook se ata po akuzohen me dyshimin se kanë përgatitur 648 koktej mollotovi që janë “gjetur” në depon e VV-së”./Indeksonline