Nesër seancë e jashtëzakonshme për tërmetin në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nesër do nesër Kuvendi Komunal në Prishtinë do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për tërmetin në Shqipëri dhe ndihmen e Komunës së Prishtinës për familjet e prekura nga tërmeti, shkruan Indeksonline.
Ahmeti ka thënë se në vend të seances solemne për 28 nëntor do të mbahet kjo seancë e jashtëzakonshme.
“Në momente të vështira, solidarizimi është detyrë e secilit prej neve”, ka shkruar ai./Indeksonline/