Nesër shënohet Dita e Pranverës, në Prishtinë mbjellën lule e fidane

Me rastin e shënimit të Ditës së Pranverës, nesër do të mbjellën lule dhe fidane në Parkun e ri “Dardania”.
Aktiviteti është organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria e Parqeve, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Hortikultura”.
Sipas njoftimit të Komunës, në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe kryetari Perparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Parqeve, Donika Çeta, si dhe nxënës dhe mësimdhënës të shkollës “Dardania”.