75 Mall Live Search
23:26 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Z S

Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare të të Mbijetuarave/ëve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës

Nesër shënohet 18 qershor Dita Ndërkombëtare e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë.

Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.

E me këtë rast Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe përkujtimor, në nderim të kujtimit të të mbijetuarave/ëve te Parku Heroinat duke filluar nga ora 11:00./Indeksonline/