Nesër shënohet Dita Olimpike

Komiteti Olimpik i Kosovës shënon nesër (e premte) Ditën Olimpike 2022, njëherit përmbyllë Javën Olimpike, të nisur që nga 13 qershori.
Aktivitetet do të mbahen në 26 komuna, ndërsa aktivitetet kryesore mbahen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, prej orës 9:00 dhe 16:30.
Në hapje marrin pjesë edhe ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtues të Komunës së Prishtinës.
Në mëngjes qindra fëmijë të klasëve të gjashta do të zhvillojnë aktivitete, kurse pasdite fëmijët e klasëve të pesta.