Nesër shënohet dy vjetori i rënies heroike të Afrim Bunjakut, MPB organizon aktivitete solemne

Nesër, më 24 shtator 2025, do të organizohen aktivitete solemne për shënimin e dy vjetorit të rënies heroike të policit Afrim Bunjaku, nën patronatin e deputetit Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Aktivitetet përkujtimore do të zhvillohen në dy momente të rëndësishme gjatë ditës:
Homazhe te varri – Ora 10:30
Qeveria në detyrë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, korpin diplomatik dhe zyrtarë të tjerë nga Policia e Kosovës do të bëjnë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.
Gjatë ceremonisë do të bëhet vendosja e kurorave me lule nga krerët shtetëror së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Akademia Përkujtimore – Ora 15:00
Në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të organizohet një akademi përkujtimore në nderim të heroit Afrim Bunjaku.
Mediat janë të ftuara të marrin pjesë dhe t’i përcjellin këto aktivitete që shënojnë përkujtimin e një figurë të rëndësishme për sigurinë publike në Kosovë.