18:35 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nësër shkollat në pushim, çerdhet punojnë

Nesër për nder të Ditës së Çlirimit nuk do të punojnë institucionet arsimore në vend. Por një gjë e tillë nuk vlen për çerdhet.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi.

“Sipas kalendarit shkollor, nesër nuk do të punojnë shkollat. Ndërsa çerdhet punojnë”, ka thënë ai përmes telefonit.