75 Mall Live Search
00:07 / E Premte, 01 Shtator 2023 / Gj. Sh

Nesër shorti i Conference League, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit

Ballkani është kualifikuar për herë të dytë në fazën e grupeve të Conference League.

Kampioni i Kosovës eliminoi në play-off, Bate Borisovin, me rezultat të përgjithshëm 4-2, shkruan IndeksOnline.

Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24 do të hidhet të premten më 1 shtator.

Ceremonia e shortit do të fillojë nesër në orën 14:30.

Tashmë janë mësuar edhe vazot e shortit, ku Ballkani ndodhet në vazon e katërt.

Skuadra suharekase mund të përballet me të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, pos atyre nga Serbia dhe Bosnja.

Më poshtë janë të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të Conference League të ndara në katër vazo:

Vazo 1: Eintracht Frankfurt, Dinamo Zagreb, Clubb Brugge, AZ, Gent, Fenerbahçe, Lille dhe Ferencvaros.

Vazo 2: PAOK, Slovan Bratislava, Maccabi Tel Aviv, Viktoria Plzen, Aston Villa, Ludogorets Razgrad, Fiorentina dhe Bodo/Glimt.

Vazo 3: Genk, Zorya Luhansk, Astana, Beshiktash, HJK, Legia, Spartak Tmava dhe Olimpija Lubjana.

Vazo 4: Zrinjski Mostar, KI Klaksvik, Aberdeen, Lugano, Cukaricki, Breidablik, Nordsjælland, ballkani./IndeksOnline/