75 Mall Live Search
00:04 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / Gj. Sh

Nesër shorti i Ligës së Kampionëve, pritet “grup ferri”, kjo është ndarja e vazove

Sonte janë kompletuar 32 skuadrat të cilat do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/2024.

Shorti për fazën e grupeve do të hidhet ditën e enjete (nesër), më 31 gusht nga ora 18:00, shkruan IndeksOnline.

Shorti pritet të sjell përballje interesante në fazën e grupeve, pasi në bazë të renditjes së koeficienteve, ka skuadra të forta në secilën vazo.

Në vazon e parë do të jetë kampioni në fuqi dhe ai i Anglisë, Manchester City së bashku me fituesin e Europa League, Sevilla, dhe skuadrat kampione të ligave kryesore evropiane si Barcelona, Bayern Munich, Napoli e PSG.

Në vazon e dytë gjenden Real Madrid, Manchester United, Inter, Dortmund, Arsenal e At. Madrid, në vazon e tretë ndodhen Milan, PSV, Lazio, Braga, kurse në vazon e katërt janë skuadrat tjera si newcastle, Galatasaray, Socidad e Union Berlin.

Më poshtë gjeni ndarjen e vazove për shortin e Ligës së kampionëve:

VAZO 1
Manchester City, Sevilla, Barcelona, Napoli, Bayern Munih, PSG, Benfika, Feyenord.

VAZO 2
Real Madrid, Manchester United, Inter, Borusia Dortmund, Atletiko Madrid, RB Leipzig, Porto, Arsenal

VAZO 3
Shakhtar Donetsk, RB Salzburg, Milan, Braga, PSV, Lazio, Crvena Zvezda, Copenhagen

VAZO 4
Yong Boys, Real Sociedad, Gallatasaray, Celtic, Newcastle United, Union Berlin, Antwerp, Lens./IndeksOnline/