Nesër shorti i Ligës së Kampionëve, skuadrat do të mësojnë kundërshtarët e grupeve

Kanë mbetur edhe tri skuadra për të kompletuar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Sot zhvillohen edhe tri ndeshje dhe do të plotësohet numri prej 32 skuadrave pjesëmarrëse në këtë rund.
Nesër nga ora 17:00 do të hedhet shorti dhe do të kompletohen tetë grupet e sezonit 2020/21.
Skuadrat janë të ndara në katër vazo, për të përjashtuar mundësinë që ndonjë grup të mund të jetë me skuadra të forta. /IndeksOnline/