75 Mall Live Search
22:52 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / MSH

Nesër shpërndahet materiali zgjedhor për balotazhin

Komisionet Komunale Zgjedhore, në mënyrë të koordinuar, nesër do të pranojnë materialin zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë shpërndarjen e materialit zgjedhor në orën 08:00, shkruan IndeksOnline.

Kësisoj, KKZ-të në 18 komuna, atje ku zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, do të pranojnë një ditë më parë materialin zgjedhor, të cilin më pas do ta shpërndajë në qendrat e votimeve.

Kujtojmë se të dielën zhvillohet balotazhi për kryetar komune në këto qytete: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Gjithsej, të drejt vote kanë mbi 1 milion e 316 mijë votues./IndeksOnline/