Nesër shqyrtimi i dytë i Projektbuxhetit për vitin 2026
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër (e premte) në seancë plenare për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2026.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend të ditës do të jetë vetëm kjo pikë. Seanca është paraparë të mbahet në ora 11:00.
“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026”, thuhet në njoftim.
Në fillim të javës, Kuvendi e miratoi projektligjin në lexim të parë me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime.
Buxheti i propozuar kap vlerën prej 4 miliardë eurosh dhe, për të hyrë në fuqi si ligj, duhet të miratohet edhe në lexim të dytë./Indeksonline/

