15:38 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / A. M.

Nesër shqyrtohen Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Pagat në Sektorin Publik, konfirmon Ramadani

Nesër shqyrtohen Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Pagat në Sektorin Publik, konfirmon Ramadani

“Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, nesër mban mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtohen në parim Projektligji për Zyrtarët Publik, dhe Projektligji për Pagat në Sektorin Publik.

Takimi mbahet në ora 10:00, në sallën N-506, kurse prezantimin e ligjeve nga ana e Qeverisë do ta bëjë z. Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme”, ka shkruar Ramadani në Facebook. /Indeksonline/