Nesër takimi mes Kurtit dhe Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të takohen nesër.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka.
Ai u shpreh se takimi mes tyre do të mbahet nesër në ora 12:00.
Përveç Haradinajt, Kurti u ka dërguar ftesë edhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt.
Takimi do të jetë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë./Indeksonline/