75 Mall Live Search
13:08 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nesër takohen Ramush Haradinaj e Avdullah Hoti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të takohet nesër me kryeministrin Avdullah Hoti.

Pas disa pakënaqësive të shprehura publikisht, Haradinaj pritet të ketë takim sy me sy me kryeministrin.

Në këtë takim do të jenë edhe liderët e tjerë të koalicionit aktual.

Poashtu, gjatë kësaj jave Ramush Haradinaj pritet të takojë edhe të parin e LDK-së, Isa Mustafa./Indeksonline/