Nesër temperatura më të larta- Ky do të jetë moti në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se nesër gjatë pjesës së parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë. Pasdite do të ketë vranësira, më të theksuar në orët e vona.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 1deri në 3 gradë, kurse maksimalet do të lëvizin nga 11 deri në 14 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik.
Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales.
Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi nga 1-8 m/s.