75 Mall Live Search
22:42 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nesër temperatura më të ulëta në Kosovë

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por i ftohtë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.