19:06 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Nesër tërhiqet shorti për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike për zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror Zgjedhor nesër do të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për të parin  komunës së Podujevës do të mbahen me 15 mars 2020, raporton Indeksonline.

Tërheqja e shortit ndërkaq bëhet me fillim nga ora 11:00, nesër ditë e hënë.

Me formimin e Qeverisë së Kosovës ndryshimet prekën edhe Llapin. E gjithë kjo pari ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu u zgjodh ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

LDK-ja udhëhoqi komunën e Podujevës për disa mandate radhazi.

Garës për kryetarë të Podujevës në këto zgjedhje i hynë tre kandidatë, nga tri partitë më të mëdha në vend.

LDK për kandidat e ka propozuar Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me Shpejtim Bulliqin, derisa PDK me Naim Fetahun./Indeksonline/