75 Mall Live Search
11:01 / E Premte, 03 Qershor 2022 / k.v

Nesër testohet alarmi në Prishtinë

Komuna e Prishtinës të shtunën do të bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmit publik.

Sipas njoftimit të kësaj komune, testimi do të bëhet në ora 12:05 dhe tingulli do të jetë i njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

“Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.