75 Mall Live Search
15:21 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / B O

Nesër varrosen dy vëllezërit që u vranë dje në Gjakovë

Dy vëllezërit Blerim dhe Haxhi Islamaj, të cilët u vranë mbrëmë në fshatin Madanaj të Gjakovës, do të varrosen nesër.

Njoftimi është dhënë nga familjarët e viktimave.

I arrestuari për vrasjen e dy vëllezërve është Gjergj Gjokaj që u kap mbrëmë në Zllakuqan të Klinës.

Një kontest pronësor dyshohet të ketë qenë arsyeja e nisjes së sherrit mes dy palëve./Indeksonline/