75 Mall Live Search
12:26 / E Hënë, 17 Mars 2025 / S Z

Nesër varroset babai i ish- presidentit Thaçi, familja ka hapur dyert për ngushëllime

Pak ditë pas vizitës së të birit, babai i ish- presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë teksa po trajtohej në Klinikën Interne në QKUK.

E derisa varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 15:00, familja tashmë ka hapur dyert për të gjithë ata që duan të shkojnë për ngushëllime, në Burojë të Skederajt.

Që nga orët e hershme të mëngjesit shumë familjarë, të afërm të tyre dhe qytetarë, po shkojnë për ngushëllime te familja e ish- presidentit Thaçi.

Në fshatin e ish-presidentit Thaçi kanë shkuar për ngushëllime dhe bashkëpartiakët e tij. Ndërsa ata po i pret për ngushëllime djali i ish- presidentit Endrit Thaçi./Indeksonline/