Nesër varroset i riu që vdiq pas një vetaksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë

Nesër do të varroset 24-vjeçari, Florjan Gjergja që mbeti i vdekur pas një vetaksidenti në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur Kroni i Mbretit.
Varrimi i tij do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e fshatit Krushevë e Vogël, shkruan Indeksonline.
Ndërsa e pamja mbahet prej orës 08:00-12:00 te Restaurant “Fenix” Krushevë e Vogël.

Ndryshe, Indeksonline mbrëmë ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e madhe gjatë vozitjes.