75 Mall Live Search
10:04 / E Enjte, 25 Maj 2023 / AR

Nesër varroset Jetmira Beka, 28-vjeçarja që u vra nga burri i saj në Gjermani

Nesër, më datë 26 maj në varrezat e fshatit Zasellë të Mitrovicës do të varroset Jetmira Beka e cila ditë më parë u privua nga jeta nga burri i saj në  Aachen të Gjermanisë.

Njoftimin për kohën e varrimit e kanë dhënë familjarët e të ndjerës, raporton Indeksonline.

Besmir Ademi nga Komuna e Mitrovicës është i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij, Jetmira Beka.

Sipas familjarëve të viktimës, i dyshuari vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës.

Jetmira la pas vetës tre fëmijë./Indeksonline/