17:22 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / AR

Nesër varroset poeti Xhevdet Bajraj

Poeti Xhevdet Bajraj do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Rahovecit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka shpërndarë një njoftim në Facebook, në të cilin ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 16:00 e datës 30 qershor.

Në nder të poetit të vdekur do të mbahet edhe mbledhje komemorative si dhe orë poetike.

Bajraj ka ndërruar jetë më 22 qershor të këtij viti.

No description available.