12:03 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nesër, varroset Qerim Kelmendi

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, ka njoftuar se Qerim Kelmendi i vrarë dje në Pejë nga persona të panjohur deri tani, do të varroset nesër në Kompleksin Memorial, në Gllogjan.

Njoftimi i plotë:

Agjenda për varrimin e Luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi – Dema

E shtunë 29 shkurt
Ora 13:00-14:00 Homazhe në qendër të Pejës sheshi “Shkelzen Haradinaj”
Ora 15:00 Ceremonia e varrimit në Kompleksin Memorial, në Gllogjan

Këshilli Organizues – OVL- UÇK – DUKAGJIN