75 Mall Live Search
23:52 / E Diele, 13 Korrik 2025 / Burim

Nesër vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt, pritet të dëshmojë vëllai i saj

Nëser nga ora 09:00 do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, pritet që nesër të dëshmojë vëllai i Liridonës, Leonardi.

Dy ditë më parë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.

Në raport theksohet qartë: “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”.

Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, e as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit.

Sipas raportit, në momentin e kryerjes së krimit, Murseli ka qenë në gjendje të kuptojë veprimet e tij dhe pasojat që ato shkaktojnë.