Nesër vazhdon seanca e Kuvendit, në rend dite 6 pika

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër, me fillim nga ora 11:00.
Në rend të ditës do të jenë gjashtë pika, të mbetura nga seanca paraprake.
Ndër të tjerash, në këtë seancë do të diskutohet për ndarjet buxhetore për buxhetin e vendit për këtë vit, projektiligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, për punën e Qeverisë në një vjeçarin e mandatit të saj, e kështu me radhë.
Rendi i ditës është si në vijim:
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.