Nesër vazhdon seanca për sulmin në Banjskë
Edhe gjatë ditës së nesërme do të mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq
Në seancën e kaluar është dëgjuar dëshmia e turisti nga Maqedonia e Veriut, i cili kishte përjetuar traumë të rëndë psikologjike gjatë sulmit në Banjskë dhe që kishte qenë i shoqëruar me familjen e tij edhe me një fëmijë me autizëm,
Ndërsa gjatë seancës së sotme janë administruar provat materiale që kanë të bëjnë me të këtë çështje.
Seanca nis në ora 09:30./Indeksonline/

