75 Mall Live Search
16:07 / E Enjte, 21 Prill 2022 / A. M.

Nesër vije në Kosovë presidenti i Letonisë, policia paralajmëron se do të bllokojë përkohësisht disa segmente rrugore

Nesër në Republikën e Kosovës do të qëndroj për vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Letonisë, së bashku me një delegacion shoqërues.

Përgjatë kësaj vizite Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Me qëllim të qarkullimit të lirë të eskortës nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta zyrtare.

Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtar policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, do ta pret për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Latvisë, Egils Levits. Ceremonia e pritjes do të mbahet në Sheshin “Ibrahim Rugova”, Prishtinë.

 Pas ceremonisë së pritjes, presidentja zhvillon takim me Presidentin e Republikës së Latvisë, Egils Levits. /Indeksonline/